Kete lajm e ka bere te ditur te henen drejtori i klubit mitrovicas, Besim Braha, pas arritjes se marreveshjes ne mes te dy paleve. “Po, jemi marre vesh qe Lozancic te rikthehet te ne. Ai do te vije ne Mitrovice sot (e hene), ndersa do t’i bashkohet ekipit neser”, tha Braha.
Lozancic, 26 vjeç, ne te kaluaren ka luajtur tek ekipet Jacksonville (NCAA - SHBA), Turow Zgorzelec (Poloni) dhe te kater skuadrat kroate: Svjetlost Slavonski, Dubrovnik KK, Split KK e Zabok KK. Sezonin e fundit ai ishte pjese e ekipit austriak BasketClub Vienna, me te cilin pati 7 paraqitje me mesatare prej 18.1 minutash e 5.6 pikesh per ndeshje.
Per Lozancic behet fjale per nje rikthim ne Mitrovice, ngase ai ishte pjese e Trepçes disa sezone me pare, perkatesisht me 2005-06. Me transferimin e Lozancic, “Xehetaret” e kane kompletuar ekipin e tyre per garat e play-off-it. Me pare, klubi mitrovicas kishte angazhuar boshnjakun Dinko Peljto dhe maqedonasin Dime Tosevski.
Pa dyshim, Lozancic pritet te jape kontribut te madh per mitrovicasit ne luften per titull te kampionit, qe i mungon per nje kohe te gjate ekipit gjelber e zi. Ne rast te kompletimit te dokumentacionit dhe pageses se takses, Lozancic do te kete te drejte te paraqitet ne ndeshjen vendimtare te Trepçes, qe do ta zhvilloje ne shtepi ne fundjave, ne kuader te xhiros se 25-te kunder Bashkimit.
Pikerisht kjo perballje mund ta vendose ekipin qe do ta perfundoje i dyti sezonin e rregullt, qe do te kishte perparesi karshi te tretit ne garat shtese. Aktualisht, Trepça eshte e dyta me 43 pike, me nje me shume se Bashkimi, qe eshte i treti. Deri ne perfundim te kampionatit te rregullt kane mbetur edhe kater xhiro.
express