Register  Login 
www.e-blej.net
 
 
 
Swansea, drejt Premierliges

Shefki Kuqi ishte hero i Swansea Cityt, duke realizuar te marten mbrema golin e fitores ndaj Watford. Sulmuesi kosovar ndihet i lumtur me golin, por edhe me fitoren, ndersa thekson se Swans po vrapon me hapa te sigurt drejt Premierliges.

Sulmuesi kosovar Shefki Kuqi thote se Swansea City eshte i gatshem te vrapoje drejt Premierliges, pas golit vendimtar qe e shenoi te marten mbrema ne fitoren 1:0 ne Watford.

Humbja e se shtunes se kaluar me rezultat 1:0 nga rivalet e Nottingham Forest e kishte perfunduar serine prej 12 ndeshjesh pa humbje. Por, djelmoshat e menaxherit Sousa e lane pas kraheve kete zhgenjim dhe iu rikthyen fitores.

“Ne e lame ate humbje prapa nesh dhe po ecim perpara me vrap. Deshirojme ta perfundojme sezonin sa me lart qe mundemi dhe ta shohim me pas se çka do te ngjaje”, ka thene Kuqi per BBC Sport Wales.

Swansea mbeti ne poziten e katert pas fitores ne Vicarage Road, 7 pike me pak se pozita e dyte qe çon direkt ne Premierlige( West Brom), ndersa 9 pike perpara pozites se shtate (prej pozites tre deri ne shtate skuadrat marrin pjese ne play-off), Blackpool.

“Ishte zhgenjyese te shtunen qe shkoi menyra se si perfundoi ndeshja sepse ne menduam se do ta fitonim ndeshjen, por ishte e veshtire te fitonim ndaj atij gjyqtari”, ka shtuar perfaqesuesi finlandez.

“Sidoqofte, ekipi yne u permiresua. E dinim se nuk do ta kishim lehte ne Watford sepse kualiteti i fushes nuk ishte dhe aq i mire, keshtu qe vendosem te ishim me direkt. Çdo here qe ne e kemi topin ne kembe, behemi te rrezikshem. Une pata dy raste me koke, por i treti ishte me fat. E dergova topin ne rrjete dhe ne rrembyem tri pike, por paraqitja e ekipit ishte vendimtare, si dhe Dorus de Vries, qe ishte lojtar i ndeshjes”, shtoi Kuqi.

Portieri i Swanseas, De Vries e la anash gabimin e tij te rende ne Forest, duke treguar nje paraqitje te shkelqyeshme te marten. Portieri holandez i eshte mirenjohes Kuqit per golin e fitores.

“Ishte nje fitore e embel jashte shtepise sone, ekipi dhuroi nje loje te madhe. Kundershtari luajti ne nivel te larte, por ne u pergjigjem shkelqyeshem me nje gol te bukur te shenuar nga Kuqi. Une i shijova pritjet e mia, posaçerisht pas humbjes ne Forest. Ju duheni te jeni te gatshem kur ekipi ka nevoje”, tha portieri De Vries.

Swansea mbetet mbret i fitoreve minimale (1:0). Nga 35 xhiro te zhvilluara, ky ekip ka realizuar vetem 31 gola, ndersa ka pranuar 23.

express

You must be a registered subscriber in order to view this Article.
To learn more about becoming a subscriber, please visit our Subscription Services page.

Shkruar nga: *** vetemsport.com ***
Data: 3/11/2010
Numri i Leximeve: 247

Return
An error has occurred.
Error: Unable to load the Article Details page.


 

Artikuj të tjerë

Skuadra e Prishtines ka fituar kryendeshjen e javes se dyte ne Raiffeisen Superlige, duke e mposhtur Hysin, me rezultat 1:0.


Sulmuesi kosovar Agon Mehmeti ia siguroi fitoren Malmos ne udhetim kunder Halmstadit me rezultat 2:0. Ai shenoi dy golat per Malmon qe eshte duke luftuar per titull te kampionit ne Suedi.

Sigal Prishtina ka fituar titullin e kampionit te Kosoves ne basketboll. Skuadra kryeqytetase te enjten mbrema ne Peje ka mposhtur Trepçen me rezultat 74:55, duke e mbyllur keshtu serine finale te plejofit me 3:1 ne fitore.

Basketbollisti shqiptar Ermal Kuqo eshte transferuar te skuadra e njohur turke Galatasaray, kane bere te ditur te merkuren mediumet turke. Kuqo deri tani ka luajtur per gjigantin tjeter turk, Efes.

Me fitoren e katert ne kete sezon qe e realizoi ne Hungaroring, australiani Mark Webber (Red Bull) e ka marre kreun kalsifikimit ne plasmanin e pergjithshem te Formula 1.


Rafael Nadal eshte fituesi i sivjetme i grand slam turneut ne Wimbledon. Deri te titulli i dyte ne turneun me prestigjioz ne bote ai arriti pas fitores ndaj tenistit çek Tomas Berdych ne tre sete (6:3, 7:5, 6:4) pas dy ore e 18 minuta loje.

Valentino Rossi eshte shpallur kampion i Moto GP nje gare perpara fundit te kampionatit edhe pse ne garen e Malajzise ka zene vetem vendin e trete.

Pingpongistet e Perfaqesueses se Kosoves nuk kane arritur asnje fitore ne kampionatin boteror ekipor qe po mbahet ne Moske te Rusise. Kosova te merkuren u mposht nga Kazakistani me rezultatin 3:0.

More Articles...

  
Galeria
Minimize  
 
l3886477
Lajme
 
 
Portieri i Kombetares se Shqiperise, Samir Ujkani, ka debutuar me barazim ne Serie B te Italise. Skuadra e Ujkanit, Novara, luajti 1:1 ne udhetim kunder Padovas, te dielen mbrema ne javen e pare te Kategorise se dyte italiane.
Më shumë...

Skuadra e Prishtines ka fituar kryendeshjen e javes se dyte ne Raiffeisen Superlige, duke e mposhtur Hysin, me rezultat 1:0.

Më shumë...

Qendermbrojtesi kosovar Visar Berisha pritet t'i mungoje skuadres zvicerane te kategorise se dyte, Schaffhausen te pakten tete jave pasi ka operuar gjurin e djathte. Lajmi eshte bere i ditur te enjten nga uebfaqja zyrtare e Schaffhausenit.
Më shumë...

Erjon Bogdani eshte prezantuar zyrtarisht te Cesena, skuadren e cila i dha mundesine te vazhdoje te luaje ne Serine A italiane.
Më shumë...

Behar Maliqi e Suad Saliagiq brenda javes do te kthehen te skuadra e Prishtines. Kete e ka bere te ditur te marten trajneri i kesaj skuadre, Ramiz Krasniqi. Maliqi e Saliagiqi kane kerkuar angazhim jashte vendit.
Më shumë...

Page 1 of 231First   Previous   [1]  2  3  4  5  6  7  8  9  10  Next   Last   

Syndicate  
Video (Livorno-Parma 2:1, Goli i Xhemajlit)
Minimize  
 

Livorno - Parma 2:1 highlights

Developed by Appdec
Copyright © 2009 by vetemsport.com