Register  Login 
Program për Hotelieri dhe arkë fiskale
 
 
 
PA TRE LOJTARË – PËR TRE PIKË

Të dielën, Prishtina do të udhëtojë në Gjilan për tu takuar me bardhekaltrit e këtij qyteti, Dritën. Dikur rival për titull të kampionit, tani skuadrat janë në role të ndryshme. Vendasit janë në luftë për ekzistencë ndërsa kryeqytetasit në luftë për titull.

Prishtina do të udhëtojë pa tre lojtarë standard, zëvendëskapitenin, Bardhyl Kaçiu dhe dy mesfushorët, Azem Ahmeti dhe Isuf Llumnica, që të tre të lënduar në ndeshjen në Mitrovicë kundër Trepçës ‘89. Ndërsa në përbërjen udhëtuese do të kthehen sulmuesi, Enis Fetahu dhe mesfushori i krahut të majtë, Yll Hoxha.

Afrim Tovërlani
kryetrajner i Prishtinës thotë se pret ndeshje të fortë sidomos duke e pasur parasysh terrenin e vështirë në atë fushë fortë. "Ne në të gjitha ndeshjet shkojmë për fitore, por them se le të fitojë më i miri. Nuk do të taktizojmë pa marrë parasysh se pastaj na pret derbi me Vëllaznimin. Edhe se i kemi këto tri mungesa nuk do të rrezikoja në asnjë mënyrë t'i fus në lojë. Ndoshta do t'i aktivizoj pak të mërkurën në ndeshjen për kupë që të jenë plotësisht të gatshëm për ndeshjen me Vëllaznimin" - shprehet kryetrajneri Tovërlani. Ndersa mbrojtësi Mervan Hoxha deklaron se ashtu sikur në të gjitha ndeshjet, edhe në Gjilan do të udhëtojnë për t'i rrëmbyer tri pikë. "Në rast të fitores me siguri se pastaj ndeshjen derbi me Vëllaznimin do ta prisnim shumë më të qetë dhe të relaksuar. Me gjithë fushën e vështirë për lojë, unë pres që ne ta zhvillojmë lojën tonë brenda këtyre mundësive dhe në Prishtinë të kthehemi me gjah të plotë" - përfundoi Mervan Hoxha.

ASNJË FITORE E PRISHTINËS NË GJILAN

Prishtina dhe Drita janë ndër dy skuadrat që pas luftës kanë tituj kampioni të fituar. Në atë rrugë drejt titullit, këto skuadra shpesh janë ndeshur dhe ndeshjet e ndërsjella kanë vendosur shumë p
ër plasmanin përfundimtar në tabelën e klasifikimit. Nga gjashtë përballjet kur Drita ka qenë vendas, Prishtina ka fituar vetëm një takim që ishte zhvilluar në Mitrovicë, për shkak të suspendimit të terrenit të Gjilanit. Ndërsa nga pesë takimet tjera të zhvilluara në Gjilan, Drita ka të fituara 2 takime dhe 3 herë tjera ndeshja është mbyllur baras.
Prishtina nuk ka udhëtuar n
ë Gjilan për t'u ndeshur me Dritën që nga pranvera e vitit 2004, kur Drita kishte shënuar fitore. Por në fund të kampionatit kishte rënë nga Liga për t'u kthyer sërish në kampionatin e sivjetmë.
Përveç rivalitetit të theksuar në fushë e përbashkëta tjetër e këtyre dy skuadrave është edhe paraqitja e disa lojtarëve për dy skuadrat. Zakonisht ka ndodhur që lojtarët nga Drita të transferohen në Prishtinë. Ndër ta më i suksesshmi ka qenë Xhevdet Llumnica, kurse nga Drita të transferuar në Prishtinë kanë qenë edhe Enver Prapashtica, Selman Berisha, Mensur Limani, Visar Sermaxhaj. Tani lojtari i vetëm q
ë do të jetë në fushë e që ka luajtur për të dyja skuadrat është qendërmbrojtësi i Prishtinës, Mervan Hoxha. Nga Prishtina në Dritë ka shkuar vetëm Hysni Xhinovci dhe është rikthyer Sermaxhaj.

Ndeshjet e ndërsjella të zhvilluara pas luftës në Gjilan:

Pranverë, 2000: Drita – Prishtina 3:1
Vjeshtë, 2000: Drita – Prishtina 0:0
Pranverë, 2002, Mitrovicë: Drita – Prishtina 0:2
Pranverë, 2003: Drita – Prishtina 1:1
Vjeshtë, 2003: Drita – Prishtina 0:0
Vjeshtë, 2004: Drita – Prishtina 2:0

You must be a registered subscriber in order to view this Article.
To learn more about becoming a subscriber, please visit our Subscription Services page.

Shkruar nga: Administrator Account
Data: 3/30/2008
Numri i Leximeve: 898

Return
An error has occurred.
Error: Unable to load the Article Details page.


 

Artikuj të tjerë

Skuadra e Prishtines ka fituar kryendeshjen e javes se dyte ne Raiffeisen Superlige, duke e mposhtur Hysin, me rezultat 1:0.


Sulmuesi kosovar Agon Mehmeti ia siguroi fitoren Malmos ne udhetim kunder Halmstadit me rezultat 2:0. Ai shenoi dy golat per Malmon qe eshte duke luftuar per titull te kampionit ne Suedi.

Sigal Prishtina ka fituar titullin e kampionit te Kosoves ne basketboll. Skuadra kryeqytetase te enjten mbrema ne Peje ka mposhtur Trepçen me rezultat 74:55, duke e mbyllur keshtu serine finale te plejofit me 3:1 ne fitore.

Basketbollisti shqiptar Ermal Kuqo eshte transferuar te skuadra e njohur turke Galatasaray, kane bere te ditur te merkuren mediumet turke. Kuqo deri tani ka luajtur per gjigantin tjeter turk, Efes.

Me fitoren e katert ne kete sezon qe e realizoi ne Hungaroring, australiani Mark Webber (Red Bull) e ka marre kreun kalsifikimit ne plasmanin e pergjithshem te Formula 1.


Rafael Nadal eshte fituesi i sivjetme i grand slam turneut ne Wimbledon. Deri te titulli i dyte ne turneun me prestigjioz ne bote ai arriti pas fitores ndaj tenistit çek Tomas Berdych ne tre sete (6:3, 7:5, 6:4) pas dy ore e 18 minuta loje.

Valentino Rossi eshte shpallur kampion i Moto GP nje gare perpara fundit te kampionatit edhe pse ne garen e Malajzise ka zene vetem vendin e trete.

Pingpongistet e Perfaqesueses se Kosoves nuk kane arritur asnje fitore ne kampionatin boteror ekipor qe po mbahet ne Moske te Rusise. Kosova te merkuren u mposht nga Kazakistani me rezultatin 3:0.

More Articles...

  
Galeria
Minimize  
 
l3895662
Lajme
 
 
Portieri i Kombetares se Shqiperise, Samir Ujkani, ka debutuar me barazim ne Serie B te Italise. Skuadra e Ujkanit, Novara, luajti 1:1 ne udhetim kunder Padovas, te dielen mbrema ne javen e pare te Kategorise se dyte italiane.
Më shumë...

Skuadra e Prishtines ka fituar kryendeshjen e javes se dyte ne Raiffeisen Superlige, duke e mposhtur Hysin, me rezultat 1:0.

Më shumë...

Qendermbrojtesi kosovar Visar Berisha pritet t'i mungoje skuadres zvicerane te kategorise se dyte, Schaffhausen te pakten tete jave pasi ka operuar gjurin e djathte. Lajmi eshte bere i ditur te enjten nga uebfaqja zyrtare e Schaffhausenit.
Më shumë...

Erjon Bogdani eshte prezantuar zyrtarisht te Cesena, skuadren e cila i dha mundesine te vazhdoje te luaje ne Serine A italiane.
Më shumë...

Behar Maliqi e Suad Saliagiq brenda javes do te kthehen te skuadra e Prishtines. Kete e ka bere te ditur te marten trajneri i kesaj skuadre, Ramiz Krasniqi. Maliqi e Saliagiqi kane kerkuar angazhim jashte vendit.
Më shumë...

Page 1 of 231First   Previous   [1]  2  3  4  5  6  7  8  9  10  Next   Last   

Syndicate  
Video (Livorno-Parma 2:1, Goli i Xhemajlit)
Minimize  
 

Livorno - Parma 2:1 highlights

Developed by Appdec
Copyright © 2009 by vetemsport.com