Register  Login 
Detalet e Artikullit
 
 
Hetemaj ne Brescia

Përparim Hetemaj ka vendosur t’i jap fund aventurës së tij te skuadra holandeze Twente. Mesfushori kosovar pritet që karrierën ta vazhdoj në Serie B, respektivisht në klubin e njohur italian Brescia.

Klubi italian pritet që të hënën, kur është edhe afati i fundit për transferimin e futbollistëve, të finalizoj marrëveshjen me 23 vjeçarin, i cili do të kaloj si futbollist i lirë tek Brescia.

“Pritet që të hënën të nënshkruaj me Brescian. Kanë mbetur edhe disa detaje të vogla të diskutohen dhe ende nuk e di se për sa vite do të nënshkruaj”, ka thënë Hetemaj për Express, të dielën.

Pas 23 xhirove të zhvilluara në Serie B, Brescia zë pozitën e gjashtë në tabelë, me 35 pikë të tubuara, 7 më pak se lideri Sassuolo.

Anëtari i përfaqësueses U-21 të Finlandës, gjatë verës ishte transferuar nga klubi grek AEK, në Twente. Mirëpo mos përfshirja në ekipin e parë, e ka detyruar Hetemajn të largohet nga klubi holandez.

Me transferimin e Përparimit te Brescia, numri i shqiptarëve në Serie B do të rritet në katër. Aktualisht në ligën e dytë italiane luajnë vëllai i vogël i Përparimit, Mehmet Hetemaj (AlbinoLeffe), Migjen Basha (Frosionone) dhe Edgar Çani (Piacenza).

express

You must be a registered subscriber in order to view this Article.
To learn more about becoming a subscriber, please visit our Subscription Services page.

Shkruar nga: ***vetemsport.com** *
Data: 2/1/2010
Numri i Leximeve: 332

Return
An error has occurred.
Error: Unable to load the Article Details page.

Developed by Appdec
Copyright © 2009 by vetemsport.com