“Maucksch me ka trajtuar keq. Ai ma dha menjehere pershtypjen se nuk me deshironte ne ekip. Menyra se si eshte sjell ai me mua, ishte e padrejte”, u ankua 30 vjeçari per gazeten gjermane Sachsische Zeitung. Kastrati iu bashkua ne janar ekipit Bonner, ne ligen e katert gjermane.
Ai e kishte shkeputur kontraten qe e kishte me klubin e tij Dynamo Dresden, e cila zgjaste deri ne fund te ketij sezoni. Ne te kaluaren, sulmuesi kosovar ishte pjese e ekipeve, Eintracht Braunschweig, Fortuna Düsseldorf e Borussia Mönchengladbach, para se te transferohej tek Dynamo, ku pati 8 paraqitje, pa shenuar gol.
express