Deri te fitorja mitrovicasit arritën pas tri periudhave të lojës shtesë nga pesë minuta. Takimi në kohën e rregullt u mbyll 59:59, kurse edhe dy vazhdimet nuk dhanë fituesin, pasi rezultati ishte 71:71 dhe 79:79. Ndërkohë në periudhën e tretë më të mirë u treguan mitrovicasit, të cilët e fituan këtë periudhë me rezultat 18:6, duke iu gëzuar edhe fitores në këtë takim.
Te Trepça më të dalluarit ishin Dinko Pelto, me 25 pikë dhe Fikret Hanxhiq, me 21 pikë, derisa te Sigal Prishtina u shquan Edmond Azemi, me 25 pikë dhe Blerim Mazreku, me 22 pikë. Kjo ishte humbja e dytë e Sigal Prishtinës në këtë edicion dhe atë nga i njëjti kundërshtar.
Rezultatet
Kosova – Bashkimi 65:87
Bambi-Drita 100:78
Sigal Prishtina-Trepça 85:97
Eurosporti-Peja 73:88
Tabela
1.Sigal Prishtina 36 pikë
2.Bashkimi 35
3.Trepça 35
4.Peja 30
5.Kosova 26
6.Bambi 26
7.Eurosporti 24
8.Drita 22
rtk