Register  Login 
Detalet e Artikullit
 
 
S’e ka ndermend te ndryshoje

Mesfushori i Sunderland, Lorik Cana insiston se nuk e ka ndermend ta ndryshoje lojen e tij, qe nga shumekush konsiderohet si e ashper dhe e rrezikshme.

Bota e futbollit anglez, por edhe e atij evropian u tmerrua kur e pa nderhyrjen horror ndaj futbollistit te ri te Arsenalit, Aaron Ramsey, te cilit iu thye kemba dhe do te mbetet per nje kohe shume te gjate jashte fushes.

Cana ishte kritikuar per lojen e tij pikerisht kunder Arsenalit, pasi qe kishte bere nje nderhyrje te ashper ndaj sulmuesit Nicklas Bendtner. Mesfushori kosovar eshte suspenduar dy here per shkak te kartoneve ne sezonin e tij te pare ne futbollin anglez. Megjithate, 26 vjeçari thote se ai nuk di se si te luaje ne nje menyre tjeter.

“Ne luajme ne nje klub te madh perpara shume fansave dhe e japim maksimumin me gjithçka – vrapim, nderhyrje, gjuajtje etj. Nese topi gjendet ne mes te dy futbollisteve dhe qe mendoj se do ta fitoj ate, une shkoj tek ai (topi) me gjithe çka kam. Nuk mendoj se kam bere ndonjehere nderhyrje me te dyja kembet, por nganjehere je i detyruar te shtrihesh per ta arritur topin me njeren kembe dhe me tjetren e ben nderhyrjen”, theksoi perfaqesuesi shqiptar.

“Nuk eshte e natyres sime qe te mundohem ta lendoj dike dhe natyrisht eshte e tmerrshme kur lendimet e renda ndodhin, por une gjithmone mundohem te luaj ne menyren time dhe nuk po mendoj per te ndryshuar”, tha ish futbollisti i Marseilles.

express

You must be a registered subscriber in order to view this Article.
To learn more about becoming a subscriber, please visit our Subscription Services page.

Shkruar nga: ***vetemsport.com** *
Data: 3/5/2010
Numri i Leximeve: 284

Return
An error has occurred.
Error: Unable to load the Article Details page.

Developed by Appdec
Copyright © 2009 by vetemsport.com