Xhiroja e 16-të në "Mabetex Superligën e Kosovës A" ka kaluar pa ndonjë befasi. Sigal Prishtina dhe Trepça i kanë fituar pa mund të madh përballjet që i kishin në këtë xhiro. Bardhekaltrit e kanë dërrmuar Kosovën në Vushtrri me 53 pikë avantazh, kurse "xehetarët" ishin më të mirë se Ylli, të cilin e mposhtën në Therandë.