Sulmuesi kosovar Shefki Kuqi thote se Swansea City eshte i gatshem te vrapoje drejt Premierliges, pas golit vendimtar qe e shenoi te marten mbrema ne fitoren 1:0 ne Watford.
Humbja e se shtunes se kaluar me rezultat 1:0 nga rivalet e Nottingham Forest e kishte perfunduar serine prej 12 ndeshjesh pa humbje. Por, djelmoshat e menaxherit Sousa e lane pas kraheve kete zhgenjim dhe iu rikthyen fitores.
“Ne e lame ate humbje prapa nesh dhe po ecim perpara me vrap. Deshirojme ta perfundojme sezonin sa me lart qe mundemi dhe ta shohim me pas se çka do te ngjaje”, ka thene Kuqi per BBC Sport Wales.
Swansea mbeti ne poziten e katert pas fitores ne Vicarage Road, 7 pike me pak se pozita e dyte qe çon direkt ne Premierlige( West Brom), ndersa 9 pike perpara pozites se shtate (prej pozites tre deri ne shtate skuadrat marrin pjese ne play-off), Blackpool.
“Ishte zhgenjyese te shtunen qe shkoi menyra se si perfundoi ndeshja sepse ne menduam se do ta fitonim ndeshjen, por ishte e veshtire te fitonim ndaj atij gjyqtari”, ka shtuar perfaqesuesi finlandez.
“Sidoqofte, ekipi yne u permiresua. E dinim se nuk do ta kishim lehte ne Watford sepse kualiteti i fushes nuk ishte dhe aq i mire, keshtu qe vendosem te ishim me direkt. Çdo here qe ne e kemi topin ne kembe, behemi te rrezikshem. Une pata dy raste me koke, por i treti ishte me fat. E dergova topin ne rrjete dhe ne rrembyem tri pike, por paraqitja e ekipit ishte vendimtare, si dhe Dorus de Vries, qe ishte lojtar i ndeshjes”, shtoi Kuqi.
Portieri i Swanseas, De Vries e la anash gabimin e tij te rende ne Forest, duke treguar nje paraqitje te shkelqyeshme te marten. Portieri holandez i eshte mirenjohes Kuqit per golin e fitores.
“Ishte nje fitore e embel jashte shtepise sone, ekipi dhuroi nje loje te madhe. Kundershtari luajti ne nivel te larte, por ne u pergjigjem shkelqyeshem me nje gol te bukur te shenuar nga Kuqi. Une i shijova pritjet e mia, posaçerisht pas humbjes ne Forest. Ju duheni te jeni te gatshem kur ekipi ka nevoje”, tha portieri De Vries.
Swansea mbetet mbret i fitoreve minimale (1:0). Nga 35 xhiro te zhvilluara, ky ekip ka realizuar vetem 31 gola, ndersa ka pranuar 23.
express