Kuqo largohet nga Valencia
Ermal Kuqo do të largohet nga Pamesa Valencia. Basketbollisti shqiptar do ta shkëputë kontratën me klubin spanjoll, raporton Radio Valencia. Klubi spanjoll e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Kuqos.
Ai është basketbollisti ukrainas Serhiy Lishchuk, i cili do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare. Ermal Kuqo gjatë kësaj vere ishte njëri prej basketbollistëve te të cilët trajneri kroat Neven Spahija nuk llogariste për sezonin e ardhshëm.
E ardhmja e Kuqos, i cili ka nënshtetësi turke, pritet të dihet shumë shpejt.
Express
You must be a registered subscriber in order to view this Article.
To learn more about becoming a subscriber, please visit our Subscription Services page.
Return
 |
An error has occurred. Error: Unable to load the Article Details page. |